BallinaLajme

Eksploziv objektit në ndërtim, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin 21 vjeçar

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e 19 nëntorit në Shëngjin, ku iu vendos lëndë plasëse një objekti në ndërtim në pronësi të Liman Gjokës.

Efektivët kanë arritur të vendosin në pranga autorin e ngjarjes i identifikuar si E.P., 21 vjeç, banues në Larushk të Krujës.

Dyshohet se 21 vjeçari ka montuar lëndën plasëse në njërën nga kolonat e objektit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Rruga Press

YouTube player