KryesoreLajme

Eksperti zviceran: Turizmi do rrisë ndjeshëm çmimet në Shqipëri

Kur mendoni për destinacionet e njohura të udhëtimit, Spanja, Italia dhe Greqia janë ndoshta gjërat e para që ju vijnë në mendje. Kështu nis një shkrim i medias gjermane “Merkur.de” që i ka kushtuar vëmendje asaj që po ndodh me Shqipërinë për të cilën thotë se ka njohur një rritje me 80% të rritjes së turistëve brenda 5 viteve.

Nisur nga këto shifra Shqipëria renditet me një diferencë të qartë në krye të listës së OKB-së për rritjen e turizmit, por edhe kjo ka një anë tjetër të medaljes. Eksperti ballkanik Marco Wipfli, pronar i agjencisë turistike ”Meersicht”, me seli në Zyrih thotë se arsyeja e rritjes së madhe të turizmit shqiptar vjen kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta.

Lexo më shumë  Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

“Shqipëria është një nga destinacionet më të lira të pushimeve në Evropë. Sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, qëndrimet në hotele dhe vizitat në restorante në vendin ballkanik kushtojnë më pak se gjysma e çmimit të Gjermanisë. Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po emigrojnë në Shqipëri për shkak të këtyre çmimeve të ulëta” – thuhet në shkrim ku nënvizohet se “kjo së shpejti mund të marrë fund.

Wipfli parashikon se çmimet në Shqipëri do të “rriten masivisht” në vitet e ardhshme. “Për vendin ekonomikisht të dobët, bumi i turizmit është një levë e madhe ekonomike” – citohet të ketë thënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Sipas OKB-së, rritja ekonomike prej 5% në vitin 2022 është e lidhur ndjeshëm me të ardhurat fitimprurëse nga turizmi. Por kjo tashmë po bën që çmimet të rriten. Revista shqiptare e biznesit Monitor raporton se çmimet për shërbimet e ofruara në disa zona janë rritur deri në 90% nga viti 2023 në 2024” – thotë shkrimi.

“Kjo është vetëvrasje, rritja e çmimeve do të ketë pasoja në verën e 2025. Dhe është turp që kjo ndodh kur ne kemi hyrë në “Champions League” të turizmit mesdhetar” – citohet sërish Rama

Rruga Press

YouTube player