Lajme

Eksperti ushtarak: Policët tanë nuk kanë dashtë as nuk duhet të luftojnë

Shkruan Hafir Hoxha

Shumë komente pa vlerë, ofenduese dhe banale po shoh në shumë portale dhe reagime indivuduale!

Jam ish ekspert, ushtarak per sigurimin e kufirit, dhe e di si zhvillohet ky aktivitet!

Sado me qenë patrulla profesionale, e armatosur kur patrullon në pyje, kodra , përroj, vende me drunjë, bari e bimë të tjera te larta, kudo dhe kurdo një kundershtarë me një armë mundet me ‘zanë pritën’ dhe të çarmatos nje patrullë policore!

Keta polic tanë janë ndalue nga persona te maskuar si gjuetar, si polic apo ushtarak serb qe e njohin terrenin!

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Policët tanë nuk kanë dashtë as nuk duhet të luftojnë me ata dhe nuk duhet pas vrasje në këtë situatë, sepse luftë e konflikt po kerkon Rusia përmes prorusëve serbë.

Cilëndo patrullë policore, ushtarake kudo në botë me nje pritë të organizuar nga profesionistë munden me u zënë robë dhe me u çarmatos.
Prandaj mos ofendoni policët tanë (pse jan dorzuar e pse nuk kan luftuar!)

Ky gjest është bër nga Serbia që tu jep pak moral forcave te tyre policore por ndoshta edhe me prapavi qe të provokojnë reagim nga ana jonë të njejtë por besoj se institucionet tona nuk bin pre e këti provokimi por nuk duhet të bie askush nga në shqiptarët!

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Lufta në ballkan shkon në favor të Rusisë prandaj nuk duhet të biem në provokime. Ska të bëj ky gjest me asnje lider as parti politike në Kosovë!

Ky është gjest i provokimit serb ndaj Kosovës e tani ndoshta na kushtëzojnë të lirohet ndonje kriminel serb në këmbim për policë.

Pra qetsohuni e mos shani njeri tjetrin mos ofendoni institucionet e policinë tonë, kur nuk i njifni këto punë!!!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *