KryesoreLajme

Eksperti nga Brukseli: Kosova duhet të njihet nga 5 shtetet dhe t’i hiqen masat nga BE-ja

Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së të njohin sovranitetin e Kosovës. Qëndrimin e tij eksperti Vogel e ka shkruar në “X” ku thotë se BR duhet të heqë gjithashtu edhe sanksionet që i janë vënë në mënyrë të padrejtë Kosovës.

“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.

Viti 2024 ka nisur shumë mbarë për Kosovën pasi tashmë qytetarët shqiptarë do mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Pengesa për ta nuk do të ketë as në Spanjë ndonëse është një ndër 5 shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

YouTube player