Eksperti i sigurisë: Ka një gjallërim të grupit të Ervis Martinajt
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa deklaron se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë gjallë për aq kohë sa nuk ka një viktimë.
Softa u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale, vendosje e tritolit në banesën e babait të Leonard Dukës, apo edhe ajo në Don Bosko, nëse vërtetohen se janë bërë në shenjë hakmarrje nga grupi i Martinajt, atëherë kemi një gjallërim të këtij grupi.
“Për aq kohë sa nuk ka viktimë unë e konsideroj Martinajn gjallë. Për aq kohë sa grupet e Martinajt apo personat rreth tij kryejnë atentate, nëse edhe kjo e fundit vërtetohet që ka përfshirje të këtyre personave do ta lidhim edhe me ngjarjen në Don Bosko kur sulmi ishte me autorë kundërshtar të grupit të Martinajt, atëherë tregon se ka realisht një gjallërim të grupit të Martinajt. Ky grup drejtohet nga Ervisi ose nga persona të tjerë”- u shpreh Softa.
Eksperti tha se Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë, i pasuri financiarisht, me aftësi dhe mençuri. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, u shpreh eksperti i sigurisë, të gjithë këto ngjarje janë të tij ose të grupit të tij të frikshëm.
“Është një person me shkallë të lartë rrezikshmëri, shumë i pasur me financa, me aftësi dhe mençuri, por edhe ai ka kundërshtarët e tij, grupet e tjera dhe kanë qenë të interesuar për eliminimin e tij. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, këto vazhdojnë të jenë hije të tij dhe grupi i tij është i frikshëm”, tha ndër të tjera Softa.
Me sa duket grupi i Martinajt ka filluar kundërgoditjet ndaj rivalëve dhe personave që i kanë krijuar probleme Ervisit.
Rruga Press