KryesoreLajme

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Shtuni: Sulmi në Banjskë shkon përtej terrorizmit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ndër të tjera edhe për sulmin terrorist të Banjskës.

Duke e cilësuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë si sulm paramilitar, Shtuni thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i kryejnë hetimet për këtë sulm dhe të ngritin padi ndaj personave përgjegjës.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

“Unë mendoj që sulmi në Banjskë, shkon përtej terrorizimit. Ishte një sulm paramilitar, i cili kishte formën e një kryengritje të armatosur, me qëllim të qartë për të cenuar rendin kushtetues të Kosovës, por edhe me potencial për destabilizimin e rajonit. Duhet të ketë aktakuza të qarta nga autoritetet vendore në Kosovë”, tha ai për Radio Kosovën.

Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, thotë se tensionet në Ballkanin Perëndimor nuk mund të përjashtohen. Ai e sheh shqetësuese ngritjen e influencës ruse në rajon dhe mendon se sulmet hibride do të kenë rritje.

Lexo më shumë  Gurthemel i sallës sportive dhe renovim i çerdhes në komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player