Lajme

Eksperti i CEPA: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke

Janusz Bugajski, anëtar i Qendrës për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Washington ka deklaruar se “nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në dialog derisa Serbia ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”. Ai gjithashtu thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një Republika Srpska të re, por dhe se mund të ketë incidente të reja në Kosovë.

Bugajski tha se BE-ja është bërë lojtar i dobët ndërkombëtar.

“Negociatat nuk do të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare derisa qeveria e Beogradit ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. BE-ja është bërë një lojtar i dobët ndërkombëtar pa kohezion apo vrull, dhe SHBA-ja pengohet nga krizat më urgjente ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si në të gjitha mosmarrëveshjet e tilla, vëmendja ndërkombëtare përqendrohet vetëm kur ekziston një rrezik i afërt i dhunës”, tha Bugajski.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër që do ta kërcënonte integritetin territorial të Kosovës.

“Mbetet e paqartë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nëse ajo merr ndonjë strukturë të nivelit ekzekutiv të ndarë nga qeveria qendrore, atëherë ajo mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër dhe ta kërcënojë integritetin territorial, duke lejuar rrugë të reja për përmbysjen e Moskës. Zgjidhja më e mirë do të ishte decentralizimi administrativ, ku autoritetet komunale do të kishin kontroll më të madh mbi kulturën, ekonominë, arsimin, shërbimet… Por ky rregullim duhet të bazohet në gjeografi, jo në etni. Çdo grup etnik duhet gjithashtu të ketë një sërë të drejtash grupore për ta mbrojtur gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e tyre”, tha Bugajski”.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Rrugapres

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *