Lajme

Eksperti amerikan Joe Duncan, emërohet këshilltar në kabinetin e minsitrit Armend Mehaj

Eksperti amerikan Joe Duncan, do të jetë këshilltar në kabinetin e minsitrit të Mrojtjes, Armend Mehaj.

Kjo u bë e ditur nga vet Mehaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, Joe Duncan”,  shkroi ministri.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci viziton Kolegjin IBCM dhe kampusin universitar në veri të Mitrovicës

Mehaj shtoi se në procesin e reformës ligjore, administrative, organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike.

Tutje ai shprehu mirënjohje SHBA-së për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *