Bota

Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin

Lidhja e trurit me kompjuterin shihet me skepticizëm nga shumë ekspertë të fushës. Ideja u propozua për herë të parë nga CEO i Tesla, Elon Musk, i cili e sheh këtë të realizueshme përmes ndërfaqes tru-kompjuter Neuralink.

Por për disa studiues dhe shkencëtarë, një lidhje e tillë është e frikshme për shkak të infuzionit të Big Tech në mendjen e njeriut.

Unë nuk mendoj se ka një diskutim të mjaftueshëm publik mbi atë se cilat janë implikimet e përgjithshme të kësaj lloj teknologjie që bëhet e disponueshme“, tha për faqen e internetit dr. Karola Kreitmair, asistent profesor i historisë mjekësore dhe bioetikës në Universitetin e Wisconsin.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Në fakt, etika që lidhet me teknologjitë si Neuralink është një territor i paeksploruar. Si i tillë, shumë janë të shqetësuar se si këto produkte – me sa duket për të ndihmuar ata me aftësi të kufizuara – mund të përfundojnë duke u shfrytëzuar për fitim.

Nëse qëllimi fundor është përdorimi i të dhënave të marra për pajisje të tjera, ose përdorimi i këtyre pajisjeve për gjëra të tjera – të themi, për të drejtuar makina, të tilla si Tesla – atëherë mund të ketë një treg shumë, shumë më të madh“, thotë për Daily Beast dr. L. Syd Johnson, profesor i asociuar në Qendrën për Bioetikë dhe Shkenca Humane në Universitetin Mjekësor SUNY Upstate.  

Prof. Kreitmair beson se teknologjia mund të jetë “ndryshuese” për njerëzit e paralizuar, por shton se potenciali i saj për përdorime konsumatore “ngre një mori shqetësimesh etike”.

Të tjerë ekspertë e shohin Musk si një njeri që nuk ndalet para asgjëje kur është fjala për të fituar para.

Këta pronarë kompanish janë shoumenë. Ata i bëjnë këto pretendime hiperbolike dhe unë mendoj se kjo është e rrezikshme, sepse mendoj se njerëzit ndonjëherë i besojnë verbërisht“, thotë dr. Laura Cabrera, studiuese neuroetike në Penn State.

Rruga Press

YouTube player