Ekspertët francezë të mjekësisë ligjore mbërrijnë në Bucha për të parë prova të krimeve të luftës
Anëtarët e departamentit të mjekësisë ligjore të Xhandarmërisë Franceze ndodhen qytetin afër Kievit, ku duket se janë zbuluar qindra trupa.
Skenat në Bucha ishin objekt i klithmave në mbarë globinin. Pas tërheqjes së forcave ruse u zbulua shkalla e vrasjeve të civilëve në zonë.
Ekipi francez, i cili përfshin ekspertë të balistikës, eksplozivëve dhe testimin e shpejtë të ADN-së, po kontribuojnë me atë që ata gjejnë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Ekspertët ishin aty teksa punëtorët me kostume “hazmat” gërmuan dheun e një varri të cekët dhe nxirrnin jashtë ato që dukej se ishin mbetje të mbështjella me një batanije portokalli.
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha, duke cituar dëshmitarët, se mbetjet ishin pjesët e djegura të trupit të një gruaje dhe dy fëmijëve të saj.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, megjithëse mediat nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë në mënyrë të pavarur se sa të vrarë.
Rusia ka pretenduar se imazhet e trupave të pajetë janë të rreme.
Prifti Andriy Halavin tha se shpresonte që puna e hetuesve francezë do të ndihmonte për të vërtetuar atë që ndodhi në Bucha, duke përfshirë vdekjen e civilëve.
“Ata nuk vdiqën vetëm nga shpërthimet, rastësisht, duke qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar, por ata u qëlluan qëllimisht,” tha ai.
“Disa ishin në makina, duke vozitur, dhe ata u qëlluan. Disa ishin duke ecur në rrugë dhe ata u qëlluan.”
©Rruga Press