Bota

Ekspertët e marketingut po përpiqen që të fusin reklamat edhe në ëndrra – paralajmërojnë shkencëtarët

Studiuesit dhe ekspertët e gjumit kanë paralajmëruar për një taktikë të sapolindur marketingu: injektimi i reklamave në ëndrrat tuaja.

Sipas medieve të huaja, studiuesit nga Harvardi, MIT dhe Universiteti i Montreal publikuan një ese në revistën Aeon mbi ‘ndikimin e ëndrrave’, duke paralajmëruar se, sipas një sondazhi të fundit, 77 për qind e ekspertëve të marketingut për përdorin reklamat ‘dreamtech’ në tre vjetët e ardhshme.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë kredinë për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë

“Studime të shumta të marketingut po testojnë hapur mënyra të reja për të ndryshuar dhe nxitur sjelljen për të blerë përmes ‘ndikimit të gjumit dhe ëndrrave’”, shkroi ekipi.

“Përdorimi komercial dhe fitimprurës i inkubacionit të ëndrrave – prezantimi i stimujve para ose gjatë gjumit për të ndikuar në përmbajtjen e ëndrrave – po bëhet me shpejtësi realitet”. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Hungaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Rusisë/ Kallas: Nuk arrihet miratimi i paketës së re!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *