KryesoreLajme

Ekspertët e komunikacionit optimist se Ura e Ibrit do të hapet, Durmishi thotë se sot do të publikohet raporti

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaron se po presin që gjatë ditës të publikohet draft-raporti për stabilitetin e Urës së Ibrit. Ai thotë se ura është stabile, megjithatë shton se po presin vlerësimin që po bëhet në mënyrë shkencore.

Durmishi nuk ka ofruar detaje të mëtejshme për hapat që do të ndërmerren pas publikimit të raportit, në rast se do të jetë pozitiv. Ekspertë të komunikacionit thonë se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të jetë e mbyllur për qarkullim. Sipas tyre, ura ka kohë që nuk i është nënshtruar ngarkesave të rënda të trafikut, për çka nuk presin rezultat negativ nga testimet që janë bërë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se raporti pritet të publikohet sot gjatë ditës.

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit në rast se raporti do të jetë pozitiv, Durmishi nuk ka komentuar një gjë të tillë.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti nuk pret që të ketë probleme në aspektin teknik dhe profesional të urës.

Sipas tij, testimet do të duhej të ishin bërë para se të merret vendimi për hapjen e Urës së Ibrit.As inxhinieri i trafikut, Visar Baxhuku nuk pret që raporti të jetë negativ sa i përket stabilitetit të Urës së Ibrit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas tij, çdo urë do të jetë e hapur dhe t’iu shërbejë njerëzve pa marrë parasysh diskutimeve politike.

Ditëve të fundit janë bërë matje e testime me mjete të rënda, po ashtu janë ngjyrosur edhe muret e urës mbi lumin Ibër. /kosovapress/

Rruga Press

YouTube player