Ekspansionizmi fashist serb i thënë me këngë: “Do ta pushtojmë Prizrenin, Dubrovnikun…”
Serbët kanë dalë në demonstrime nëpër rrugët e “Republikës Serbe” në Bosnje e Hercegovinë me këngë ultra-nacionaliste dhe me fishekzjarrë të ndezur.
Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku me një këngë popullore serbe. Kënga u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen, Nevesinjen.
Këto pamje u panë në disa qytete të “Republikës Serbe” në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake, derisa disa përdorues të Twitterit nga BeH kanë thënë se ato janë këngët e njëjta të cilat janë kënduar në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.
Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.
Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë.
Ndryshe, asambleja e Republikës Serbe ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që nuk është në vijë me Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.
Kryetari i RS, Millorad Dodik, është sanksionuar nga SHBA-ja si pasojë e veprimeve të tij./AlsatM
Rruga Press