“Ekskursioni që s’do të ndodhë kurrë” Ukraina nderon 243 fëmijët e vrarë në luftë
Ukraina ka nderuar 243 fëmijët e vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia me një “ekspozitë” në qytetin lindro të Lvivit.
Eventi interaktiv, që mbante titullin “ekskursion që nuk do të ndodhë kurrë”, u realizua me autobusët e zbrazur të shkollave. Në vend të nxënësve në sedilje ishin ulur disa lodra, të cilat simbolizonin 243 fëmijë ukrainas të vrarë gjatë sulmeve ruse.
‘Kujdes! Fëmijë!” lexojnë tabelat që mbushin rrugët.
Kujtojmë se që nga fillimi i konfliktit kanë humbur jetën të paktën 243 fëmijë kurse 200 mijë të tjerë janë dërguar kundër vullnetit të tyre në Rusi. Mes tyre janë fëmijë të marrë nga jetimoret, fëmijë të ndarë nga prindërit dhe familjet.
Rruga Press