Lajme

Ekonomistët e Çmimit Nobel i shndërruan statistikat në mendjemprehtësi

Korrelacioni nuk është shkakësi. Pas kësaj klisheje, fshihet një e vërtetë e rëndësishme. Në janar të këtij viti, Mbretëria e Bashkuar vendosi një nga karantinat më të ashpra dhe kishte një nga nivelet më të larta të vdekjeve nga Covid-19.

Ndërsa Zelanda e Re nuk ka regjistruar vdekje dhe nuk ka imponuar ndonjëherë masa të rrepta kufizuese. Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë mund të pretendojnë konspiracionistët e YouTube, masat bllokuese nuk shkaktojnë valë të Covid-19. Valët Covid-19 janë ato që shkaktojnë masa kufizuese.

Për shprehjen “korrelacioni nuk është shkakësi” ka shembuj të ndryshëm: Pse njerëzit më të arsimuar priren të kenë të ardhura më të larta? A ndodh kjo ngaqë arsimi çon në të ardhura më të larta, apo sepse njerëzit e zgjuar dhe energjikë lulëzojnë si në shkollë, ashtu edhe në vendin e punës?

Pse vendet më të pasura kanë prirjen të kenë shumë punëtorë të lindur jashtë shtetit? A ndodh kjo ngaqë emigrantët rrisin të ardhurat apo sepse njerëzit shkojnë atje ku ka më tepër para? Ka edhe korrelacione të pakuptimta. Vendet me shumë lejlekë, kanë gjithashtu shumë foshnja. A ndodh kjo ngaqë lejlekët lindin foshnja, apo sepse kombet e mëdha kanë hapësirë për të dy?

Në vitin 1965, Darrell Huff tha gjatë një seance në Senatin amerikan se korrelacioni midis pirjes së duhanit dhe kancerit, ishte po aq i gabuar sa ai midis lejlekëve dhe foshnjave. Ky është një shembull i zymtë që tregon se sa lehtë skepticizmi i shëndoshë mund të kthehet në cinizëm.

E gjithë kjo shpjegon pse u krijuan emocione nga shpalljet e Çmimit të fundit Nobel në ekonomi. Fituesit David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens, drejtuan kauzën e atij që njihet si “Revolucioni i Kredibilitetit” në ekonomi.

Mes gjithë të dhënave të çrregullta në botën reale, shumë ekonomistë ngrenë supet përballë pyetjeve me rëndësi kyçe, si “a i rrit arsimi të ardhurat?” dhe “a e rrisin produktivitetin emigrantët?”. Card, Angrist dhe Imbens treguan se ne mund të jemi shumë më ambiciozë në këtë fushë.

Në vitin 1992, New Jersey rriti pagën minimale nga 4.25 dollarë në 5.05 dollarë në orë. A mund të bëjë kjo që disa punonjës të sektorit fast-food, të jenë shumë të shtrenjtë për t’u punësuar? Card dhe Alan Krueger e pasqyruan përgjigjen me një shembull konkret: Pensilvania Lindore ndodhet pranë New Jersey, me një ekonomi të ngjashme, por Pensilvania nuk e ndryshoi pagën minimale. Card dhe Krueger krahasuan vendet e punës në New Jersey dhe në Pensilvaninë Lindore dhe nuk gjetën asnjë shenjë të humbjes së vendeve të punës në fast-food, pas rritjes së pagës minimale në New Jersey.

Ky ishte një zbulim me ndikim të jashtëzakonshëm, por ndoshta pjesa më e rëndësishme nuk ishte rezultati i tij, por demonstrimi se ekonomistët mund të gjejnë të dhëna për t’iu përgjigjur pyetjeve serioze në politikë.

Angrist dhe Krueger e trajtuan çështjen e të ardhurave nga arsimi, duke vëzhguar një dukuri të çuditshme në sistemin arsimor në Shtetet e Bashkuara. Marrim si shembull dy fëmijë, njëri ka lindur në fund të dhjetorit dhe tjetri ka lindur disa javë më vonë, në fillim të janarit.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Fëmija i lindur në dhjetor, e nis shkollën një vit më parë. Sidoqoftë, ligjërisht, të dy fëmijët mund ta lënë shkollën në ditëlindjen e tyre të 16-të, vetëm disa javë larg. Ky dallim duket si i parëndësishëm, por në vitin 1991, Angrist dhe Krueger zbuluan se foshnjat e lindura në janar, kalonin më pak kohë në shkollë dhe gjithashtu fitonin më pak të ardhura.

Imbens, së bashku me Angrist, kanë zhvilluar një grup mjetesh për t’i ndihmuar studiuesit të dallojnë marrëdhënie të qarta shkakësore nga eksperimente natyrore të paqarta. Ekonomia është kthyer në një fushë me zbulime empirike inteligjente, dhe shumica e tyre mbështeten në themelet e ndërtuara nga Angrist dhe Imbens.

Arsimi

Angrist dhe Krueger e trajtuan çështjen e të ardhurave nga arsimi, duke vëzhguar një dukuri të çuditshme në sistemin arsimor në Shtetet e Bashkuara. Marrim si shembull dy fëmijë, njëri ka lindur në fund të dhjetorit dhe tjetri ka lindur disa javë më vonë, në fillim të janarit. Fëmija i lindur në dhjetor, e nis shkollën një vit më parë. Sidoqoftë, ligjërisht, të dy fëmijët mund ta lënë shkollën në ditëlindjen e tyre të 16-të, vetëm disa javë larg. Ky dallim duket si i parëndësishëm, por në vitin 1991, Angrist dhe Krueger zbuluan se foshnjat e lindura në janar, kalonin më pak kohë në shkollë dhe gjithashtu fitonin më pak të ardhura.

Ndikimi i emigrantëve

Çmimi Nobel i këtij viti, ishte mjaft domethënës. Ai përkujton ekonomistin Alan Krueger i cili u vetëvra në vitin 2019. Krueger është bashkautor i disa prej artikujve të cituar nga Komiteti Nobel.

Çmimi është gjithashtu një reflektim i hendekut që ekziston midis retorikës politike dhe punës së kërkimit të të dhënave. Për shembull, një nga artikujt më me ndikim nga Card, trajton temën më të nxehtë aktuale në politikën britanike: A mund të rriten pagat duke kufizuar emigracionin? Kryeministri Boris Johnson thotë se është e mundur dhe do ta bëjë këtë.

Por të dhënat tregojnë diçka tjetër. Card studioi eksodin në masë të 125.000 refugjatëve kubanezë, që u nisën me anije nga Gjiri Mariel drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 1980. Shumica e këtyre njerëzve mbërritën dhe qëndruan në Majami, dhe shumica ishin relativisht të pakualifikuar.

Megjithëse fuqia punëtore e pakualifikuar në Majami u rrit me gati 20% në vetëm disa muaj, Card nuk gjeti shenja të uljes së nivelit të pagave në Majami. Në vend që të shfrytëzonin fluksin e punëtorëve për të ulur pagat, bizneset në Majami gjetën mënyra për t’i punësuar këta punëtorë të rinj.

Ky është vetëm një studim, por puna e Card ka nxitur ekonomistët që të rimendojnë modelet e thjeshta të emigracionit. Bilanci i provave deri tani tregon se emigrantët kanë më shumë gjasa të rrisin produktivitetin sesa ta ulin atë.

Bota është plot me të dhëna interesante, por nuk ka mjaftueshëm eksperimente të forta për t’i interpretuar këto të dhëna. Është shumë e lehtë të zgjedhësh statistika të pabesa për të pretenduar se masat kufizuese shkaktojnë Covid-19. Por është po aq e gabuar t’i hedhësh poshtë provat krejtësisht, duke i siguruar njerëzit se cigaret janë të sigurta, ngaqë korrelacioni nuk është shkakësi.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Ne mund të bëjmë më mirë se kaq. Siç ka thënë edhe Krueger dikur: “Ideja e shndërrimit të ekonomisë në një shkencë të vërtetë empirike, ku teoritë themelore mund të refuzohen, është një ide e madhe revolucionare”. Pikërisht kështu. Është vërtet e mundur që statistikat të kthehen në mendjemprehtësi. Dhe ne duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë.

Efektet

Puna e Card ka nxitur ekonomistët që të rimendojnë modelet e thjeshta të emigracionit. Bilanci i provave deri tani tregon se emigrantët kanë më shumë gjasa të rrisin produktivitetin sesa ta ulin atë. Bota është plot me të dhëna interesante, por nuk ka mjaftueshëm eksperimente të forta për t’i interpretuar këto të dhëna. Është shumë e lehtë të zgjedhësh statistika të pabesa për të pretenduar se masat kufizuese shkaktojnë Covid-19.

Nobel i 2021

Eksperimentet natyrore që hedhin dritë mbi shkakun dhe pasojat në tregun e punës, por që mund të zbatohen edhe në fusha të tjera, kanë qenë në fokus të Çmimit Nobel për Ekonominë të dhënë këtë vit.

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike për vitin 2021 është ndarë në dy pjesë. Njërin çmim e ka fituar David Card dhe çmimin tjetër e kanë ndarë bashkërisht Joshua D. Angrist dhe Guido W. Imbens.

Fituesit e këtij viti – Card, Angrist dhe Imbens – kanë ofruar njohuri të reja rreth tregut të punës dhe kanë treguar për përfundimet që mund të nxirren nga eksperimentet natyrore rreth shkakut dhe pasojave. Qasja e tyre është përhapur në fusha të tjera dhe ka revolucionarizuar kërkimin empirik.

Shumë nga pyetjet e mëdha në shkencat shoqërore merren me shkakun dhe pasojën. Si ndikon emigracioni në nivelet e pagave dhe punësimit? Si ndikon një arsim më i gjatë në të ardhurat e ardhshme të dikujt? Këto pyetje janë të vështira për t’u përgjigjur sepse nuk kemi asgjë për të përdorur si krahasim.

Fituesit e këtij viti kanë treguar se është e mundur t’u përgjigjemi këtyre dhe pyetjeve të ngjashme, duke përdorur eksperimente natyrore. Çelësi është përdorimi i situatave në të cilat ngjarjet e rastësishme ose ndryshimet e politikave çojnë në grupe njerëzish që trajtohen ndryshe. Kjo mënyrë trajtimi u ngjan provave klinike në mjekësi.

Të tre fituesit janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Card është profesor në UC Berkeley dhe Imbens në Stanford. Angrist jep mësim në MIT. Card u nderua “për kontributet e tij empirike në ekonomiksin e punës”.

Angrist dhe Imbens ndajnë përgjysmë çmimin “për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”. Çmimi i ekonomisë i vitit të kaluar u dha për dy ekonomistë të Universitetit Stanford, të cilët trajtuan problemin e ndërlikuar të organizimit të ankandeve në mënyrë më efikase.

MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *