BotaKryesore

Ekonomia ruse drejt stanjacionit: Banka Qendrore parashikon zero rritje ekonomike në fund të vitit 2025

Banka Qendrore e Rusisë ka paralajmëruar se ekonomia e vendit mund të ndalojë së rrituri deri në fund të vitit 2025, duke shënuar hyrjen në një periudhë të mundshme stanjacioni.

Sipas një parashikimi të përditësuar makroekonomik, rritja e PBB-së në tremujorin e parë të vitit ishte vetëm 1.4%, në krahasim me 4.1% në fund të 2024-ës. Rritja në tremujorin e dytë arriti në 1.8%, por Banka parashikon një ngadalësim në 1.6% në tremujorin e tretë dhe deri në 0% në fund të vitit.

Kjo do të thotë se rritja mesatare vjetore e PBB-së për vitin 2025 do të jetë mes 1% dhe 2%, dhe në vitin 2026 nuk do të kalojë 1.5%. Për krahasim, ekonomia globale pritet të rritet me 3.1% këtë vit dhe 2.9% në 2026, ndërsa Kina do të ruajë një ritëm më të lartë, me 4.9% dhe 4.8%.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Pas një rritjeje të fuqishme në 2023–2024, e nxitur nga shpenzimet ushtarake dhe blerjet shtetërore, ekonomia ruse po ndjen efektet e luftës në Ukrainë, sanksioneve perëndimore, mungesës së fuqisë punëtore dhe normave të larta të interesit.

Sipas analistëve të Bloomberg, shumë sektorë po përballen me vështirësi serioze: minierat e qymyrit po regjistrojnë humbje miliardëshe, fitimet në industrinë e naftës, gazit dhe metalurgjisë janë në rënie, ndërsa prodhimi i automjeteve ka rënë ndjeshëm për shkak të kërkesës së dobët.

Lexo më shumë  U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës - deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

Banka e quan këtë “ftohje” të ekonomisë së mbinxehur dhe një kthim drejt ekuilibrit, por ekspertët thonë se kjo është thjesht një mënyrë për të maskuar një rënie të qartë të qëndrueshmërisë ekonomike. Nëse çmimet e naftës bien më tej, ekonomia ruse mund të përballet me rënie të ardhurash shtetërore dhe rrezik të recesionit teknik përpara se inflacioni të frenohet.

YouTube player