KryesoreLajme

Ekonomia në rritje – Murati: Bizneset shënojnë +10.06% krahasuar me vitin e kaluar

Qarkullimi i bizneseve arrin 15.2 miliardë euro deri në gusht, rritje 10.06% krahasuar me vitin e kaluar

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qarkullimi i bizneseve në Kosovë deri në fund të muajit gusht të këtij viti ka arritur në 15.2 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.06% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Sipas tij, kjo dinamikë pozitive është reflektuar edhe në fitimin neto të bizneseve, i cili bazuar në deklarimet e tatimit në fitim të korporatave ka shënuar rritje prej 9.45% krahasuar me vitin 2024.

Murati theksoi se këto shifra janë dëshmi e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe se politikat e qeverisë po japin rezultate të prekshme për bizneset dhe qytetarët.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Rruga Press

YouTube player