BotaKryesore

Ekonomia amerikane ngec në tremujorin e parë shkaku i politikave të Trumpit

Aktiviteti në ekonominë amerikane ka stagnuar në tremujorin e parë, për shkak të një rritjeje të madhe të importit dhe një uljeje të shpenzimeve shtetërore për mbrojtjen, por gjithashtu u shënuan edhe rritje të investimeve të kompanive në pajisje si dhe rikuperim i eksporteve, tregon raporti i publikuar sot nga Ministria e Tregtisë.

Gjatë periudhës janar–mars, aktiviteti ekonomik ra “më pak se 0,1 për qind” krahasuar me tremujorin e mëparshëm kur ishte rritur me 0,6 për qind, sipas ministrisë.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, aktiviteti u rrit me 2,0 për qind. Në periudhën tetor–dhjetor kishte shënuar rritje prej 2,5 për qind.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Norma e analizuar, e cila tregon se sa do të ishte rritur apo ulur GDP-ja nëse trendi i tremujorit do të vazhdonte për një vit të tërë, shënon një rënie të aktivitetit prej 0,3 për qind. Në tremujorin e katërt, ajo tregonte një rritje prej 2,4 për qind, shkruan bbc.

Sipas këtij treguesi, GDP-ja u zvogëlua për shkak se rritja e importit dhe ulja e shpenzimeve shtetërore peshonin më shumë sesa rritja e investimeve dhe eksportit, thuhet në raportin e ministrisë.

Shumë kompani janë nxituar të rrisin rezervat e tyre para vendosjes së tarifave doganore, gjë që është reflektuar në rritjen e importit, kryesisht të mallrave konsumatore dhe kapitaliste (makineri, pajisje).

Sipas normës, importi në tremujorin e parë u rrit me 41,3 për qind. Në tremujorin e mëparshëm kishte rënë me 1,9 për qind. Nga ana tjetër, qeveria federale uli shpenzimet për mbrojtjen me 8,0 për qind, gjithashtu në bazë vjetore të përshtatur. Në tremujorin e mëparshëm, këto shpenzime ishin rritur me 4,8 për qind.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Konsumi personal u ngadalësua ndjeshëm, duke u rritur me vetëm 1,8 për qind (anualizuar), nga 4,0 për qind në tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë, shpenzimet e kompanive për makineri u rritën me 22,2 për qind në bazë vjetore, pas një rënie prej 8,7 për qind në tremujorin e katërt.

Eksporti gjithashtu u rikuperua, me një rritje prej 1,8 për qind në bazë anualizuar, pasi në tremujorin e mëparshëm kishte rënë me 0,2 për qin, thuhet në raportin e ministrisë.

YouTube player