Ekipi italian kërkon të transferojë Nedim Bajramin
Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli gjatë këtij muaji. Për mesfushorin shqiptar, së fundmi është futur në garë edhe Lazio.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e sheh mesfushorin si përforcim ideal për trajnerin Maurizio Sarri.
22-vjeçari këtë edicion ka qenë një ndër lojtarët kryesorë tek Empoli. Bajrami në 20 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.
Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024. Skuadra italiane për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 10 milionë euro.
Rruga Press