Sport

Ekipi italian bën ofertë zyrtare për Dakun, ekipi rus kërkon 10 milionë euro

Cagliari siç duket është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Pas Alen Sherrit, drejtuesit kanë “piketuar” edhe Mirlind Dakun.

Për repartin e sulmit kërkohen përforcime dhe sulmuesi kuqezi duket se përmbush kërkesat e drejtuesve, të cilët janë hedhur në “aksion” për transferimin e tij. Sipas “RPL Sky” bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.

5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet. Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.

Ekipi rus kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Dakut, me klubet që vazhdojnë intensivisht bisedimet për këtë operacion. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.

Kujtojmë se 26-vjeçari nëse do të kalonte në Serie A do të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. Nga ana tjetër me Rubin ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa në 2 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në një tjetër rast.

Rruga Press

YouTube player