KryesoreLajme

Ekipi i OKB-së në Kosovë demanton “gazetarin” Adriatik Kelmendi e Klan Kosovën: Kemi bashkëpunim të fortë me Qeverinë e Kosovës

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar ndaj raportimeve të moderatorit të Klan Kosovës Adriatik Kelmendi ku mbrëmë  e dha një lajm “ekskluziv” duke thënë  gjoja se se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.

Lajmi “Ekskluziv” i Adriatik Kelemdit po del të jetë ekskluzivisht një Fake News që shpeshherë publikon televizioni Klan Kosova.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.

“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Ndryshe mbrëmë në emisionin “Rubikon te Adriatik Kelmendi” autori i këtij amisioni tha se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit. /kosovanews/

YouTube player