Bota

Ekipi i CNN-it në kufirin Poloni-Bjellorusi, rrëfimet e emigrantëve që udhëtuan nga qyteti irakian – në kërkim të jetës më të mirë në Gjermani

Kriza e emigrantëve përgjatë kufirit Bjellorusi-Poloni sërish ka eskaluar, ku mbi 2.000 emigrantë ku prej tyre 600 gra dhe 200 fëmijë janë zhvendosur nga zona malore e Bjellorusisë përgjatë vijës kufitare Bruzgi-Kuznia, në tentim që të futen në Poloni për të arritur më pas në Gjermani, shkruan CNN.

Shifra prej 2.000 emigrantëve gjenden në kalimin kufitare Bruzgi-Kuznica që ndanë Bjellorusinë nga Polonia, kanë njoftuar autoritetet bjelloruse, e në mesin në këtë zonë malore ku temperaturat kanë rënë në zero ka shumë fëmijë, transmeton Telegrafi.

Emigrantët – shumica prej të cilëve nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë vendosur që ilegalisht të kalojnë në Poloni, nga ku në vendet tjera evropianë – në veçanti në Gjermani, në kërkim për një jetë më të mirë.

“Pak fatlumë kanë pasur tenda e tjerët kanë modifikuar me degë të pemëve duke e mbështjell veten. Në zonën malore ka rrethojë gjembore që është vendosur nga Polonia për t’i ndalur ata. Disa prej javësh po presin e shumë kanë vdekur nga hipotermia. Katërvjeçari Azhi Ali Ksder dhe e ëma e tij Shoksan Bapir Husein, 28-vjeçe, kanë udhëtuar në Bjellorusi nga qyteti irakian Kurdistan. SHoksan Bapir Hussain ka thënë se kishte marrë rrugë me bashkëshortin dhe djalin, pasi vogëlushi ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në shpinë. E pyetur se pse Azhi nuk është operuar në Kurdistan, e ëma e tij u përgjigj: “Ndoshta që nuk është mirë e operacioni nuk do të kishte sukses… mjeku më tha se operacioni në Gjermani do të kishte sukses”, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Ekipi i CNN-it, që të premten dhe shtunën e përcollën deri në kampin e refugjatëve, ka parë një infrastrukturë minimale që nuk ka kapacitete të pranojë mijëra njerëz që janë mbledhur në atë rajon – ku nuk ka as ujë të pijshëm e tualet./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *