BallinaBota

Ekipi argjentinas përuron kishëzën dedikuar Maradonës

Argentinos Juniors përuroi një “kishëz”, kushtuar Diego Maradonës. Është krijuar brenda stadiumit “La Paternal” në Buenos Aires, ku “Pibe de Oro” bëri debutimin e tij në Primera Division, më 20 tetor 1976 kundër Talleres ( 0-1), duke hyrë në fushë në fillim të pjesës së dytë- trajner Juan Carlos Montes – me fanellën nr. 16 në vend të Rubén Giacobetti. Disa ditë më vonë, më 14 nëntor, ai shënoi dopietën e parë në kampionat kundër San Lorenzo de Almagro.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Altari” ndodhet nën tribunën e poshtme. Imazhi i Diegos u krijua nga artisti Maximiliano Bagnasco. Aty do të ndodhin procesione të gjata, me një dashuri pa fund. “Shenjtërorja” mund të vizitohet nga e hëna në të premte nga ora 8 deri në 16.

Maradona u bë një lojtar profesionist me Argentinos Juniors, ku luajti deri më 1980, duke shënuar 43 gola në 45 ndeshje dhe duke fituar titullin e golashënuesit më të mirë më 1978, me 22 gola. U ble nga Boca Juniors për dy milionë dollarë. Një shifër rekord për kohën, duke marrë parasysh se pesë lojtarë u përfshinë gjithashtu në negociata: Salinas, Santos, Bordon, Zanabria dhe Randazzo.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player