KryesoreOpinion/Aktualitet

Ehhhh! Moj Alketa! Karma was a bitch simbolikisht tek ty!

Nga Enver Bytyçi

Alketa Vejsiu reagoi ashpër me urrejtje dhe e kënaqur aq shumë që “Zoti u hakmor” me dorëheqjen e Alfred Pezës. Nuk la tha gjë pa thënë. Ajo na njofton madje se e kishte lajmëruar drejtorin e Përgjithshëm të TVSH-së. “Të kisha thënë Alafres Peza, Karma is a bitch”, shkruan ajo! Dhe më poshtë shënon: “Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të babartë njësoj. Ligësia jote s’do të hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”!

E gjitha jo për shkak se drejtori i Përgjithshëm i TVSH-së i kishte hequr nga puna njerkën, zonjës Alketë. Padrejtësi që nuk kapërdihet o vëlla! Që nuk harrohet! Që të bën të kthehesh në një përbindshe sa të përmendesh vdekjen e dikujt, kur ai dorëhiqert, apo e dorëheqin! Ja këto rrjeshta hakmarrjeje dhe urrejtje të skajshme shkruan moderatorja jonë e madhe, e cila harron se ekrani e ka shndërruar në pronën e publikut e nuk mund të jetë Alketa, edhe kur dikush i “bën keq”!

Nga e gjitha kjo më prekin dy parime morale të pazevendësueshme.

E para, kur një person, aq më tepër një person publik si Alketa, është kaq “emocionale”, çfarë do të bënte ajo po të ishte vajza e atij punëtorit që pushteti i Ramës e dënoi me burg për 38.00 lekë të reja energji elektrike dhe nga turpi që u burgos vari veten në qeli?! Si nuk reagoi Alketa kur i ndjeri tjetër u ankua në SPAK për skandalet e kredive të vogla dhe shkoi në vetëvrasje, sepse nuk gjeti drejtësi te kjo drejtësia e Ramës? Çfarë do të thoshte moderatorja që shet parime, nëse të ndjerin, babain e saj, do ia arrestonin, pa akuzë, pa prova dhe pa fakte? Si do të kishte reaguar Alketa nëse këtë baba ose vëllain apo dikë tjetër të familjes oficerët e policisë sekrete t’ia merrnin peng në pikë të ditës e ta bënin gati për ta çuar te Mali me Gropa? Si do ndjehej ajo nëse do shkonin te bizneset e saj, jo pak, por tetë policë me uniformë e civilë e do t’i vinin çelësin, me sebep se pati vendosur emrit biznesit në përmasat 30×25?!

Lexo më shumë  Kearns pas deklaratave të Vuçiqit: Britania e Madhe duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan

Ahhh, moj Alketë! Ti u mllefose për kaq gjë. Ndërsa unë, atij personit zyrtar që me detyroi të ikja nga Shqipëria e të më merrte 8 vitet më aktive të jetës time, kur u ktheva këtu nuk iu hakërreva si ti! Madje ia plotësova një kërkesë si kryetar shoqate, për aktivitet në ministrinë ku unë punoja. Sepse është në parimet e mia, të mos hakmerrem me koburen e shtetit. Ndërsa ti po shfrytëzon pozitën që ke, të fituar me ndihmën e shtetarëve të sotëm për një hakmarrje, pse t’u hoq njerka nga puna! Si nuk reagove qoftë dhe për një person tjetër pse ai u hoq padrejtësisht nga puna?! Si nuk e kritikove qeverinë, së cilës gjykatat i kanë ngarkuar në kurriz mbi 400 milion euro të taksave tona pse ka heq njerëz të pafajshëm nga puna?!

Lexo më shumë  Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar

Pra, e dyta, kjo hakmarrje dhe ankesë e Alketës shkon përkundër qëndrimeve të saj publike në mbështetje të Rilindjes së krimit, mafies dhe të shpopullimit të shqiptarëve. Qeveria e Alketës, të cilën ajo nuk le rast pa e përshëndetur dhe lavdëruar në eventet e spektaklet e saj, e shpopulloi Shqipërinë si Milosheviçi Kosovën, pra i përze shqiptarët nga shtëpitë e veta, por Alketa sërishmi i bën asaj reklamë. Dikush i kësaj Rilindjes së krimit ia hoqi njerkën nga puna dhe Alketa menjëherë u transformua! Punë e madhe shqiptarët që mbyllin dyert dhe ikin prej murtajës që mbron moderatorja jonë e inatosur me Alfred Pezën?! Punë e madhe që kryeministri mban si koordinator të bandave kriminale e mafioze në kryeministri?! Ç’i duhen Alketës këto? Njerka ka rëndësi.

“Kush është Alfred Peza që më heq njerkën nga puna”, tha Alketa! Karma is a bitch”, tha ajo. Dhe ja, gjeti momentin e dorëheqjes dhe sulm! Por ama për vendin e punës të njerkës! Ata që vriten, ata që ikin, mijëra tjerët e larguar nga puna, të gjithë këta, për Alketën janë një statistikë, madje një akt normal që duhet lavdëruar edhe kur moderon Piter Panin!!! Karma was a bitch, kur t’u hoq njerka nga puna! Por vetëm simbolikisht, se kjo heqje nga puna nuk ka asgjë të përbashkët me mijëra mëkate të Rilindjes së Alketës, që vjedh, grabit dhe “vret” në forma të ndryshme përditë jetë njerëzish!

Rruga Press

YouTube player