Efekti i sanksioneve prek edhe të ardhmen Armando Brojës
Lajmi i bujshëm i ngrirjes së aseteve të Roman Abramovichit nga ana e qeverisë britanike ka shkaktuar reagime të shpejta, sidomos në botën e futbollit.
Sanksionet u vendosën për shkak të lidhjes së Abramovichit me Putinin dhe që njihet si oligark pranë presidentit rus, por tashmë efektet do të ndihen te Chelsea madje dhe shumë.
Klubi londinez që nga sot nuk mundet të bleje asnjë lojtarë në merkato dhe as te shesë, madje asnjë lojtar që ka në skuadër aktualisht nuk mund të rinovojë.
Për të mos hyrë te situata me lojtarët që ka Chelsea, flasim për Armando Brojën, i cili me këto sanksione do të kthehet zyrtarisht te Chelsea në verë, gjithmonë nëse kjo situatë do të zgjasë deri në qershor.
Pra edhe nëse Southampton do të bënte një ofertë për ta blerë sulmuesin kuqezi, ky operacion nuk do të lejohej nga autoritetet.
Një mundësi do të ishte nëse kontrata e huazimit të Brojës përfshinte në fillim të drejten e blerjes, atëherë do të mundësohej kalimi te Southampton.
Situata mbetet në zhvillim, por Broja do të jetë lojtar i Chelsea deri në një moment tjetër kur të merren vendime të tjera. Kjo situatë i shkon për shtati pasi futbollisti shqiptar gjithmonë ka dashur vetëm fanellën e Chelseat.
Rruga Press