Lajme

Edward Joseph: Presioni ndaj Albin Kurtit për targat nënkupton shpërblim për arrogancën e Vuçiqit

Njohësi i rrethanave politikë dhe raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe për kthimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga policia e Serbisë.

Joseph thotë se Aleksandar Vuçiq duke e poshtëruar në mënyrë të qëllimshme Besnik Bislimin, duke e kthyer vetëm një orë pa arritur në Beograd ka krijuar një skenar fitimtar për punën e targave.

Profesori amerikan thotë se tashmë nëse Albin Kurti zmbrapset për çështjen e targave atëherë i bie që po i nënshtrohet poshtërimit të Beogradit, jo apelit të SHBA-së dhe vendeve të tjera të QUINT-it.

Teksa thotë se nëse kryeministri i Kosovës nuk tërhiqet për punën e targave, atëherë Aleksander Vuçiq ka në dorë krizën dhe konfrontimin në veri të Republikës së Kosovës gjë që e dëshiron vetë dhe rusët.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Joseph thotë se me këtë situatë të krijuar Kosova bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngecur.

“Presioni për Albin Kurtin për targat nënkupton shpërblim për arrogancën e Vuçiqit”, ka shkruar Jospeh në Twitter.

Joseph thotë se ndërkombëtarët duhet të injorojnë deklaratën e fundit të Vuçiqit ku flet për “de-eskalim” të situatës meqë e konsideron si një “marifet të Vuçiqit që Washingttoni duhet ta injorojë”.

Profesori amerikan thotë se është Beogradi që po përshkallëzon situatën duke mos lejuar vizitën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi, meqë Kosova ka lejuar vizitën e Bërnabiq në veri të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Joseph në reagimin e tij ka dhënë edhe një udhëzim për të dalë nga kjo krizë. Sipas tij, Washingtoni dhe BE-ja duhet të dërgojnë një kërkesë për Albin Kurtin dhe një kërkesë të mundshme për Aleksander Vucicin për të trajtuar çështjen e sundimit të ligjit në veri të Kosovës

“Sugjerimi im. Kërkoni Aleksander Vuçiqit që të shpallë publikisht një hetim të posaçëm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në vitin 2018. Kjo çështje ka të bëjë me një serb të Kosovës dhe drejtësia për Ivanoviqin është një goditje për lidershipin kriminal në veri”, ka shkruar Jospeh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *