BallinaLajme

Edi Rama i mllefosur me Vjosa Osmanin, zhvillon takim të mbyllur me Presidenten në Detyrë të Kosovës

Edi Rama nuk a ka kapërdirë dot qëndrimin e Vjosa Osmanit në Tiranë për disa cështje duke filluar nga mini-shengeni ballkanik e deri te dënimi i genocidit serb apo ideja e para disa kohëve për ndarjen e Kosovës.

Takimi me kryeparlamentaren dhe Presidenten në Detyrë të Kosovës ka qenë i mbyllur. Nuk ka as konferencë për mediat, as deklaratë të përbashkët. Kryeministri është mjaftuar vetëm me disa foto të publikuara në faqen e tij në Facebook dhe një fjali e vetme “Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”.

S’ka nevojë të kërkosh arsye të tjera vec deklaratave të Osmanit bërë sot gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Vetë Presidentja në Detyrë e Kosovës deri më tani s’ka bërë asnjë deklaratë në faqen e saj në Facebook për takimin me kryeministrin Rama.

Lexo më shumë  Mikja e Kosovës, Alica Kearns sërish deputete në Parlamentit britanik

Kujtojmë që ky i fundit bojkotoi edhe fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë të Vjosa Osmanit, në një përpjekje mbase për të zhvlerësuar peshën e saj politike, por edhe si shenjë e hapur kundërshtuese ndaj qëndrimeve të Osmanit, të cilat janë në të njëjtën vijë me ato të Albin Kurtit.

Rruga Press

YouTube player