KryesoreOpinion/Aktualitet

Edi Rama “e ka harruar” Hashim Thaçin!

Nga Enver Bytyçi

Prej dy vitesh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, “ka harruar” të përmendë e të solidarizohet me mikun e tij të misionit të ndarjes së Kosovës, ish-presidentin Hashim Thaçi. Nuk flet më për Thaçin! Nuk e kujton, nuk e mburr e as e lavdëron! Ka “heq dorë” edhe nga “mbrojtja” e UÇK-së! Ka harruar se ekziston gjithashtu ajo që ai e quante gabim që u formua, Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë! Momenti i fundit ishte kur i përmendi këto fjala e tij që mbajti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës më 12 Tetor 2022, dmth para gati dy vitesh! Madje i është kthyer “dashurisë” për Rugovën, në përpjekje për ta mohuar politikisht Hashimin!

Doli nga ajo derë e organizatës më të madhe politike europane më 12 tetor 2022 dhe heshti vazhdimisht. Gjithçka ndodhi si me magji. Nga një “agresor” në sulm kundër Këshillit të Europës që miratoi rezolutën e ngritjes së Gjykatës Speciale në Hagë, në një çun i heshtur dhe i bindur për atë që po ndodh në atë gjykatë. Ndërkaq në Hagë kanë vazhduar edhe këto ditët e nxehta përvëlim të verës në ikje seancat e gjykimit me dëshmitë e dëshmitarëve “të mbrojtur” e “të pambrojtur”! Disa prej tyre kanë folur e kanë dhënë prova për krimet e disa krerëve të UÇK-së. Ghykata thorë se janë në shqyrtim e hetim 153 vrasje. Siç e kisha parashikuar edhe në nisje, këto akuza kanë të bëjnë kryesisht me krime kundër shqiptarëve dhe jo kundër serbëve e pakicave të tjera në Kosovë.

Duke u ndalur në fenomenin Rama të “shpërthimit patriotik” si ai në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe “kthimin” e tij në neutralitetin e heshtjes kriminale më pas, lind vetiu kurioziteti se pse ndodh ky transformim psiqik e politik i tij:

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Së pari, besoj se më e besueshme është ajo që kryeministri i Shqipërisë ka kuptuar se “Thaçi do të shpallet fajtor” në Gjykatën Speciale të Hagës. Dhe kësisoj po përdor metodën e injorimit të problemit, siç bën me bashkëpunëtorët e tij në krim në qeverinë shqiptare. Ai e ndjen se do vijë një ditë kur do të thotë që “Hashim Thaçi ka ngrënë dardha prapa shpinës së kryeministrit të Shqipërisë”! Do të përpiqet të lajë duart e tij të pista, duke e dënuar nesër bashkëpunëtorin e tij të ngushtlë në iniciativën e turpshme e të çmendur të ndryshimt të kufijve dhe ndarjes së Kosovës.

Përgatitet të thotë “Jo! Nuk isha unë në grupin Vuçiq-Rama-Thaçi! “A më keni dëgjuar ta artikuloj këtë opsion të ndarjes së Kosovës”? ja, kështu do të pyesë nesër Edi Rama!

Në këtë rast ai beson se Hashim Thaçi nuk do t’i denoncojë përpjekjet konkrete të Ramës për rekrutimin e Hashimit në fushatën serbe të ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan. Do të thotë se “Kur i thashë Ramushit gomar, pse ai i thoshte Thaçit tradhtar, nuk e dija se çfarë po gatuante Hashimi me Vuçiqin”! Ndërsa rolin e Baton Haxhiut për ta “thyer” rezistencën e presidentit të Kosovës për të mos u pajtuar me Ramën e Vuçiqin, do ta konsiderojë si iniciativë private të Batonit. Kjo mendoj unë është arsyeja kryesore pse kryeministri i Shqipërisë ka heq dorë nga ish-presidenti i Kosovës dhe po e shet atë. Njësoj siç shiti shumë prej bashkëpunëtorëve të tij, sidomos Arben Ahmetajn.

Së dyti, ka shumë mundësi që Hashim Thaçi të ketë kuptuar se gjendet në Hagë edhe për shkak të intrigave të Edi Ramës. Në mos për diçka tjetër, për faktin se Rama e futi Thaçin në vallen e rrezikshme të ndryshimit të kufijve në Ballkan, çka do të sillte luftëra e konflikte të reja të armatosura midis shqiptarëve e boshnjakëve nga njëra anë dhe serbëve nga ana tjetër. Dhe kur përmendim shqiptarët, nuk kemi parasysh vetëm ata të Kosovës, por të gjithë shqiptarëve në Ballkan e sidomos atyre që jetojnë në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Ishte kjo lojë me zjarrin arsyeja kryesore pse u përshpejtua shpallja e akt-akuzës ndaj tij.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Dhe së treti, sa herë që Edi Rama përfshihet në konfliktet ballkanike dhe u fryn atyre, më pas kthehet në rolin e çunit të mirë të lagjes ballkanike. Lan duar dhe thotë se me kaq “mëkati u hoq”! Kështu ndodhi me rastin Beleri e grindjet e tij me Greqinë. E njëjta dredhi e tij po përdoret edhe në rastin e raporteve tashmë prej dy vitesh të munguara me Hashim Thaçin. Dikush nga të korruptuarit e Edit në një ose më shumë shtete europiane i ka kërkuar atij që të distancohet prej krimeve të Hashim Thaçit. Ta bëjë këtë tani, sepse është ende në kohë që të rifitojë besimin e partnerëve të mërzitur me fjalime banditësh si ai në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Por europianët do të duhet tashmë ta kenë njohur mirë Edi Ramën. Tri legjislatura në pushtet janë më shumë se të mjaftueshme për të kuptuar se prapa barsoletave dhe batutave të tij qëndrojnë dhjetra e qindra intriga e marifete për të fshehur bashkëpunimin në simbiozë me organizatat mafioze e kriminale shqiptare e ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player