Lajme

“Edhe pse jam mbi rrota e ndjej veten në këmbë më shumë se kurrë”- Fjalimi emocionues i të riut me aftësi të kufizuara: Nuk do lejojmë të na shtypin.

Një i ri me aftësi të kufizuara ishte i pranishëm në protestën e organizuar sot para kryeministrisë. Me lutjet e tij, që qeveria dhe kryeministri të bëjë diçka, ai u shpreh se të gjithë duhet t’i bashkohen protestës.

Në një fjalim emocionues, ai u shpreh se edhe është mbi rrota sot e ndjen vetëm në këmbë më shumë se kurrë.

Ai tha se është nga të paktët invalidë që është aktiv, por nëse shikon persona të tjerë “është pak të thuash burg”, tha ai.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Nëse kjo protestë vazhdon të vijnë të gjithë këtu, si unë. Edhe pse jam mbi rrota e ndje veten në këmbë më shumë se kurrë. Duhet të jemi të gjithë në shesh, sepse nuk e lejojmë shtypjen.

Unë jam një nga të paktët që mund të jem aktivë dhe mund ta ndjej veten të privilegjuar, por kur shoh pjesën tjetër që kam qenë në shtëpitë e tyre, që rrinë 24 orë në shtrat, duke krijuar plagë dhe strese, ta themi si një burg, burgu është shumë pak. Ndaj të lutëm zoti kryeministër, e gjithë qeveria bëni diçka, ose populli do të bëjnë punën e vet”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *