Bota

Edhe natyra ‘kundër’ Putinit, baza ruse nën ‘pushtetin’ e tigrave

Trupat në selinë e Flotës së Paqësorit të presidentit rus Vladimir Putin po jetojnë në terror pasi tigrat e etur për gjak kanë sulmuar bazën.

Dy tigra Amur janë parë duke ecur brenda dhe rreth qytetit të largët rus të Fokinos, duke tmerruar 23 mijë banorët.

Qentë që iu përkasin banorëve, si dhe delet janë vrarë dhe gllabëruar në qytetin i cili është i mbyllur për të huajt dhe shërben si bazë për anijet luftarake dhe nëndetëset bërthamore.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Disa banorë kanë frikë të dalin jashtë, ndërsa ekspertët e gjuetisë po përpiqen të monitorojnë tigrat, nga frika se njerëzit mund të sulmohen më pas.

Alexander Baranov, kreu i administratës në qytetin detar, u bëri thirrje vendasve që t’i mbanin kafshët shtëpiake të mbyllura në shtëpi gjatë emergjencës.

“Specialistët e kontrollit të gjuetisë po punojnë përreth [rrugëve kryesore]”, tha ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *