Bota

Edhe Lajçaku pajtohet: BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Pajtohem plotësisht me vlerësimin tuaj”, i ka thënë emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ish-ministrit shtetëror gjerman për Evropën, Michael Roth, që BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të martën, Roth pas takimit me Lajçakun, kishte renditur premtimet e BE-së që ende s’janë realizuar. Pasi kishte thënë se BE-ja duhet të nisë bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai kishte theksuar se BE-ja duhet ta mbajë edhe premtimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Lexo më shumë  Këmbësoria ukrainase mban fuqishëm “kufirin” ku ndahet me ushtrinë ruse

Përkrahje për këtë, tani ka marrë nga Lajçaku, që ka shpërndarë postimin e Rothit në Twitter me fjalinë e shkurtër se pajtohet me qëndrimin e ish-ministrit gjerman.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.

Premtimi për liberalizim ka vjet që i është dhënë kosovarëve. Së fundmi, ishte votimi i demarkacionit me Malin e Zi në vitin 2018 që u konsiderua kriteri i fundit i përmbushur për liberalizimin.

Lexo më shumë  NATO vendos dy anije në Detin Baltik mes shqetësimeve për "flotën fantazmë" të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *