BotaKryesore

Edhe Gjermania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar

Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani po i shkakton shqetësime të mëdha ekonomisë gjermane. Megjithatë theksi duhet vënë tek kualifikimi, thekson biznesi i mesëm gjerman.

Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë.

“Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger.

Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional.

“Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi”, shton ai.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Sipas Jerger, shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë.

“Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional”, thotë Jerger.

Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja.

“Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, përfundon ai.

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele shprehet se në tërësi në Gjermani kërkohen 1.2 milion forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Në fund të gushtit, Scheele tha se se Gjermanisë i duhen 400 mijë emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33.5 për qind e ndërmarrjeve janë shprehur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore.

“Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit. E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *