Bota

Edhe dy zyrtarë amerikanë japin dorëheqje për shkak të qëndrimit të Administratës Biden për Gazën

Dy zyrtarë të tjerë amerikanë kanë dhënë dorëheqje për shkak të luftës në Gaza, duke theksuar se Administrata e Bidenit nuk po e thotë të vërtetën për pengesën që Izraelin po ia bën ndihmës humanitare për më shumë se dy milionë palestinezëve të ngujuar dhe të uritur.

Alexander Smith, kontraktor për Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka thënë se i është dhënë mundësia mes dorëheqjes dhe shkarkimit pasi përgatiti një prezantim mbi vdekshmërinë e nënave dhe fëmijëve palestinezë, i cili u anulua në minutën e fundit nga udhëheqja e USAID-it.

Smith zgjodhi të jepte dorëheqje të hënën pas katër vjetësh në USAID. Në letrën e dorëheqjes ai u ankuar për mospërputhje në qasjen e USAID-it ndaj shteteve të ndryshme dhe krizave humanitare, si dhe trajtimin e përgjithshëm të palestinezëve, raportoi Guardian. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Nuk mund ta bëj punën time në një ambient ku njerëz specifikë nuk njihen si plotësisht të njerëzishëm, ose ku të drejtat njerëzore aplikohen për disa por jo për të tjerë, varësisht nga raca e tyre”, shkroi ai.

Dorëheqja tjetër erdhi të martën nga zyrtarja e byrosë për refugjatë dhe migrim në Departamentin e Shtetit, Stacy Gilbert. Ajo shpjegoi në emailin e saj se po e linte punën për shkak të një konstatimi nga departamenti se Izraeli nuk po pengonte qëllimisht rrjedhën e ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gaza.

Gilbert mori parasysh raportin zyrtar në Kongres më 10 maj, ku thuhej se Izraeli “nuk bashkëpunoi plotësisht” në muaj e parë të luftës në Gazë, por se kishte “rritur thellësisht qasjen humanitare” tani. Në fakt, pas rritjes së dërgesave humanitare në prill dhe maj, ato kanë rënë gati në zero në javët më pas.

Pyetur për dorëheqjen e Gilbertit, një zëdhënës i DASH-it ka thënë se “ne e kemi bërë të qartë se mirëpresim këndvështrime të ndryshme dhe besojmë se kjo na bënë më të fortë”.

Smith dhe Gilbert e çojnë totalin e zyrtarëve të Administratës Biden që kanë dhënë dorëheqje në nëntë.  

Rruga Press

YouTube player