KryesoreLajme

Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur edhe në 697 banka tjera gjermane  pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken.

Ajeti ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm pas korrigjimit të një gabimi që kishte lidhur gabimisht Kosovën me Serbinë ose nuk e kishte përfshirë fare në sistemet e disa bankave gjermane.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

“Ky përmirësim erdhi pas reagimeve të qytetarëve dhe angazhimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, duke përfshirë ambasadën e Kosovës në Gjermani”, ka shkruar ambasadori.

Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve do të zgjasë disa muaj dhe pritet të përfundojë në prill të vitit 2025.

Ambasada e Kosovës inkurajon çdo qytetar që të hasë gabime të ngjashme, të kontaktojë me ta përmes emailit embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, për të mundësuar korrigjimin e tyre.

Lexo më shumë  Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për zhvillimet e fundit në vend
YouTube player