Edhe 100 afganë largohen nga Kosova drejtë SHBA-së, Montgomery falënderon shqiptarët që i pritën
Ambasada e Shteteve Të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë tashmë janë nisur drejt SHBA-së.
Përmes Twitter-it, kjo ambasadë ka përmendur vizitën e zv.ndihmëssekretares Molly Montgomery e cila falënderoi kosovarët për pritjen e përkohshme që i kanë bërë afganëve.
“Vetëm sot në mëngjes, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e ambasadës në Twitter.
Po ashtu, thuhet se gjatë vizitës së saj Montgomery falënderoi shqiptarët e Kosovës për pritjen e përkohshme të afganëve të zhvendosur.
“Dhe ekipet e Ambasadës punojnë pa u lodhur që mysafirët afganë të jenë rehat dhe të plotësojnë kërkesat e tyre”, thuhet në njoftim.
Rruga Press