Bota

E vetmja provincë e ‘pavarur’, talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

Talebanët kanë mbyllur internetin në luginën Panjshir, ku forcat e rezistencës po mbajnë qëndrimin e fundit kundër tyre në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, veprimi supozohet se është ndërmarrë për të parandaluar që ish-zëvendëspresidentin, Amrullah Saleh të ndajë mesazhet e tij në Twitter.

Panjshir është e vetmja provincë e Afganistanit që ende nuk ka rënë nën kontrollin e talebanëve. Disa kundërshtarë talebanë janë mbledhur në Panjshir. Ahmad Massoud, djali i komandantit legjendar të rebelëve afganë Ahmad Shah Massoud, është aktualisht në luginën Panjshir së bashku me ish-zvpresidentin, Amrullah Saleh.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Pasi ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht, Amrullah Saleh e kishte deklaruar veten si president legjitim kujdestar i Afganistanit sipas kushtetutës së vendit. Sidoqoftë, pretendimi i Saleh nuk është njohur ende nga asnjë vend ose organ ndërkombëtar siç janë Kombet e Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *