E veja e Navalnyt: Protestat dëshmojnë se Putini është president jo legjitim
Julia Navalnaya, e veja e kundërshtarit të ndjerë të Putinit, Alexei Navalny, tha sot se ky president nuk është lideri legjitim i Rusisë.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat janë kritikuar dhe janë konsideruar se nuk janë të lira dhe të drejta, nuk kishin asnjë kuptim.
“Ne i dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë Nuk e kemi zgjedhur ne”, tha ajo, duke iu referuar protestave të mesditës kundër Putinit të mbajtura në ditën e fundit të zgjedhjeve të dielën.
Mijëra njerëz u mblodhën dje në Sheshin e Kuq në Moskë për të festuar dhjetëvjetorin e aneksimit të Krimesë, si dhe fitoren e pashmangshme të Putinit në zgjedhje, shkruan Skynews.
Rruga Press