Lajme

E ulur pranë Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë global, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar pamje nga ceremonia ku shihet e ulur pranë Princit William.

Lexo më shumë  Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë”, ka shkruar presidentja.

Ajo tutje është zotuar se “së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”.

Lexo më shumë  Pse PDK-ja do të duhej ta votonte Konjufcën

Rruga Press

YouTube player