Lajme

E TRISHTË te ‘5 Maji’/ Gruaja: Lërmëni të hyj në shtëpi o policë, po më vdes vëllai

Deklarata e një gruaje te zona e ‘5 Majit’ është prekëse. Në momentin që policia është futur në banesën e saj për ta nxjerrur nga banesa, ajo u ka bërë të ditur se brenda ndodhet i vëllai i cili është në gjendje të rëndë.

“Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi. Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *