E shkatërruan talibanët, japonezët rikrijojnë veprën afgane
Studiuesit japonezë kanë krijuar një “super klon” të një muraleje afgane të shkatërruar nga talebanët, duke përdorur një përzierje të teknikave tradicionale dhe dixhitale që ata shpresojnë se do të shpëtojë “shpirtin” e veprës për brezat e ardhshëm.
Nuk ka mbetur asnjë fragment i pikturës së shpellës së shekullit të shtatë, e rrënuar në vitin 2001, së bashku me dy statuja masive të Budës dhe objekte të tjera në luginën Bamiyan të Afganistanit, duke shkaktuar dënime globale.
Por një kopje e saktë, rezultat i përpjekjeve trevjeçare riprodhuese moderne, u shfaq në një muze në Tokio në shtator dhe tetor, vetëm disa javë pasi talebanët u kthyen në pushtet në Kabul.
Murali në tavanin e një shpelle pranë statujave të famshme përshkruan dikë në rrugën për t’u bërë Buda. Me gjashtë metra të gjatë dhe tre metra të lartë (20 me 10 këmbë), kopja e ndërlikuar me përmasa të plota është quajtur një “super klon” nga ekipi i riprodhimit në Universitetin e Arteve të Tokios.
“Ne kemi arritur të rikrijojmë një paraqitje shumë të saktë në tre dimensione,” nga tekstura e saj deri te lloji i bojës, tha bashkëdrejtuesi i ekipit Takashi Inoue.
Japonia është një donator i madh për Afganistanin dhe ka qenë prej kohësh i përfshirë në përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë në Bamiyan, një udhëkryq i qytetërimeve të lashta që konsiderohet të jetë një nga vendlindjet e budizmit japonez.
Ekipi përpunoi në mënyrë dixhitale më shumë se 100 fotografi të marra nga arkeologët japonezë të muralit përpara se të përdhosej, për të krijuar një model të kompjuterizuar të sipërfaqes së saj.
Rruga Press