Sport

E rrallë! Zv.presidenti 60-vjeçar i Surinamit, Ronnie Brunswijk, futbollist i Inter Moengotapoe në CONCACAF League

Ish-ushtari rebel luajti 54 minuta për klubin që ai zotëron. Ronnie Brunswijk, zv.presidenti 60-vjeçar i Surinamit, luajti 54 minuta për Inter Moengotapoe në ndeshjen e së martës në CONCACAF League kundër Olimpia.

Bruswijk, i cili zotëron klubin dhe është edhe president i skuadrës, e drejtoi skuadrën dhe luajti deri në pjesën e dytë para se të zëvendësohej. Skuadra e politikanit nuk ishte fituese, Inter Moengotapoe u mund 6-0.

Brunswijk u bë zv.president i Surinamit në korrik 2020, pasi kishte qenë prej kohësh një figurë kryesore në klimën politike të vendit. Ai ishte një udhëheqës rebel që krijoi Ushtrinë Çlirimtare Surinameze, të njohur më mirë si Komando e Xhunglës që nga 1985, ndërkohë që luftonte për të drejtat e pasardhësve afrikanë. Ai ishte pjesë e një lufte civile që zgjati nga 1986 deri në nënshkrimin e traktatit të paqes në 1992, me Brunswijk që mbeti aktiv në politikë në atdheun e tij që atëherë.

Pas luftës, Holanda ndoqi penalisht Ronnie Brunswijk për trafik droge, për të cilën ai u dënua në mungesë në 1999. Aktualisht ai është gjithashtu një lojtar/pronar i Inter Moengotapoe, pasi ka ndihmuar në ndërtimin e stadiumit të klubit, Ronnie Brunswijkstadion, më 2002.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *