E rrallë në Kroaci, portieri po festonte golin imagjinar kur e pëson në portën e tij
Në ndeshjen Hajduk Split-Slaven Belupo është shënuar një nga golat më të çuditshëm në historinë e futbollit.
Futbollistët vendas, bashkë me portierin i cili shkoi për të përqafuar lojtarët e stolit, nisën të festonin një gol që nuk u shënua, pasi topi përfundoi në shtyllë dhe nuk e kaloi për asnjë moment vijën fatale.
Por, ndërkohë, lojtarët e Slaven Belupo vijuan lojën dhe me dy pasime arritën që të shënonin me portën e boshatisur, duke e çuar rezultatin në 2-0, me kundërshtarët që mbetën të habitur nga ajo që sapo kishte ndodhur.
Rruga Press