E përplas furgoni, vdes drejtuesi i motorit në Golem

Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Golemit.
Një furgon është përplasur me një motocikletë duke i marrë jetën drejtuesit të këtij të fundit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe identiteti i viktimës.