KryesoreLajme

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka njoftuar se ka pasur tentativë vrasje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Radomiroviq këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook, duke thënë se rasti ka ndodhur të dielën më 5 maj.

Po ashtu ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin si dhe ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Sipas policisë ankuesi ka raportuar se kishte vërjetur një person të maskuar me armë në dorë.

“Leposaviq  05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitët policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Zëvendësministri Radomiroviq tha të dielën se nuk do të dorëzohen pavarësisht kërcënimeve të përditshme dhe çmimit që paguajnë si personalisht ashtu edhe për familjet tona.

“Dashuria për popullin tonë dhe dëshira për liri ishte dhe do të mbetet prioritet”, ka thënë ai.

YouTube player