E lyer me “gjak”, sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi me të miturën shqiptare
Dyert e kishës ku shërbente prifti 37-vjeçar grek i cili përdhunoi një të mitur shqiptare, janë sulmuar nga disa qytetarë. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa parrulla kundër dhunës ndaj grave.
Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç. Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.
Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë. Prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën që të fliste do i tregonte familjes së saj për fotot dhe videot, ndërkohë që vazhdimisht, sipas hetimit që kanë zbuluar mediat e vendit fqinj, 37-vjeçari i dërgonte materiale pornografike të miturës.
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2022/01/z-11.jpg)
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2022/01/x.jpeg)
Rruga Press