Bota

E konfirmon Pentagoni: Asistenca ushtarake amerikane prej 800 milionë dollarëve, ka arritur në Ukrainë fundjavën e kaluar

Asistenca ushtarake prej 800 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dedikuar për Ukrainë, ka arritur gjatë fundjavës së kaluar, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për media.

“Kemi prioritet dërgesën për të cilën kanë më së shumti nevojë ukrainasit aty përfshihen armët antitank si Javelin, Stinger dhe fluturake pa pilot”, shtoi Kirby.

Lexo më shumë  Gaza zgjohet nën sulmet më të mëdha që nga 19 janari, humbin jetën 220 persona, mes tyre shumë fëmijë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar për një pako shtesë prej 300 milionë dollarëve që do t’i sigurojë asistencë ushtarake Ukrainës.

Lidhur me dërgesën shtesë nuk janë dhënë shumë detaje, duke premtuar se nesër do të shpalosen detaje për atë çfarë është dërguar në Ukrainë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Giorgia Meloni refuzon propozimin franko-britanik për vendosjen e trupave në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *