E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi lojtari i muajit në La Liga
Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga.
Ky muaj ka qenë i shkëlqyer për lojtarin nga Prizreni, i cili shënoi pesë gola.
Fillimisht, shënoi gol ndaj Gironas, pastaj në barazimin e Rayo Vallacanos. Pas këtyre, Muriqi e kompletoi het-trikun në fitoren 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.
Kësisoj, për herë të parë në histori – një lojtar i Kosovës e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i muajit” në kampionatin spanjoll.
“Pirati. Vedat Muriqi nga Mallorca është lojtari më i mirë i muajit janar në La Liga”, shkroi ndër të tjera faqja zyrtare.
Përndryshe, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin spanjoll me 14 gola, pas vetëm Kylian Mbappes.
Rruga Press

