Bota

E godasin me dronë, ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus

Ukrainasit kanë arritur me sukses të godasin dhe dëmtojnë ndërtesën e Shërbimit Sekret rus të njohur si FSB në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit me Ukrainën.

Kievi për të dytën ditë me radhë është duke kryer sulme ajrore në rajone të ndryshme të Rusisë. “Forcat e Armatosura të Ukrainë sulmuan ndërtesën e FSB-së në Belgorod duke përdorur dronë”, u tha nga inteligjenca ruse.

Lexo më shumë  SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin – dhe kanë shkatërruar 100 anije, thotë Trumpi

Ky rajon shtrihet përgjatë kufirit me Ukrainën, shumë afër rajonit të Kharkivit ku janë zhvilluar beteja të ashpra. Në anën tjetër, sulmet ukrainase në territorin e Rusisë kanë për qëllim kryesisht rafineritë e naftës.

Rruga Press

YouTube player