BotaKryesore

E Fundit – Zyrtare, Presidenti dhe Kryeministrja shpallin njëzëri aplikimin e Finlandës në NATO, pritet miratimi i parlamentit

Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake Perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet, mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki.

Lexo më shumë  Kurtin e forcojnë kritikët e tij të çartur

Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ai konsiderohet një formalitet.

Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, ka shumë të ngjarë në një moment të caktuar të javës së ardhshme, raporton AP.

Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë, ndërkohë që kjo e fundit e ka paralajmëruar shtetin nordik për pasoja nëse aplikon për anëtarësim në NATO.

Lexo më shumë  Konjufca: Me qeverinë Kurti, do të punojmë që të këtë rënie 100% të rasteve të dhunës ndaj grave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *