E Fundit/Bashkimi Evropian gjobit Amazon me rreth 900 milion dollarë për shkelje të privatësisë së klientëve
BBC shkruan se gjoba u lëshua nga Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili pretendoi se përpunimi i të dhënave personale të gjigantit teknologjik nuk ishte në përputhje me ligjin e BE -së.
Amazon është gjobitur me 886.6 milion dollarë për shkeljen e ligjeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave. BBC shkruan se gjoba u lëshua nga Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili pretendoi se përpunimi i të dhënave personale të gjigantit teknologjik nuk ishte në përputhje me ligjin e BE -së.
Ndërkohë që Amazon nga ana tjetër u shpreh se besonte se gjoba ishte pa meritë, duke shtuar se do të mbrohej me çdo mundësi që ka.
“Ne besojmë se vendimi i CNPD të jetë pa meritë dhe synojmë të mbrohemi me forcë në këtë çështje. Ruajtja e sigurisë së informacionit të klientëve tanë dhe besimi i tyre janë përparësitë kryesore, Nuk ka pasur shkelje të të dhënave dhe asnjë e dhënë e konsumatorëve nuk është ekspozuar ndaj ndonjë pale të tretë. Këto fakte janë të pakontestueshme,” tha një zëdhënëse e Amazon.
Rregullat e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) kërkojnë që kompanitë të marrinpëlqimin e njerëzve para se të përdorin të dhënat e tyre personale ose do të përballen me gjoba të mëdha.